May 3, 2024
Maqedoni

Raporti 24 orësh mbi gjendjen e Koronavirusit në vend

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 463 raste të reja, jetën e kanë humbur 17 persona, ndërsa 336 e kanë fituar betejën me Covid -19. Që nga fillimi i pandemisë në vend janë regjistruar 214.676, ndërsa prej tyre janë shëruar 198.755 dhe 7.528 kanë humbur jetën. Rastet aktive me virus në vend janë 8.393.