Nesër pritet dorëheqja e Zaevit
Bordi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së nesër do të diskutojnë për dorëheqjen e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Nesër po ashtu pritet Alternativa të merr vendin nëse do të jetë pjesë e qeverisë.
Mbledhja e LSDM-së u anulua për shkak të aksidentit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar.
Nëse LSDM e pranon dorëheqjen e Zaevit, atëherë menjëherë fillon afati prej 15 ditëve për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.
Kujtojmë në LSDM zgjedhjet janë me votim të fshehtë për të gjithë anëtarët, ndërsa kryetari i ri, siç tha Zaev, duhet të jetë edhe mandatari i ri i qeverisë.