Deri sa hajnave u jepet pushteti, nuk ka shtet!
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Sipas mendimit tim kam ardhur në përfundim se derisa disa hajnave u japim pushtet nuk do të ketë kurr shtet. Ne të gjithë e dimë se ky, kjo ai apo ajo është koruptues/se i japim edhe më shumë pushtet duke e ngritur në një post më të lartë në institucione shtetrore. Në kohët e fundit të dobtit i jepet post, koruptuesi avansohet në post, Hajnin e ngrisim në pededistal dhe këta udhëheqin me shtetin në instucione. Unë besojë se të gjithë i dimë një numër të madhë të disa pushtetarëve që para se të emroheshin në poste nëpër institucione se çfarë varfërie kishin, ndërsa nëse e shikojmë pasurinë marramendse të tyre sot është çuditëse.A thua vallë nga e bërën për një kohë kaq të shkurtër këtë pasuri të tillët?! Një gjë e tillë dihet mirëfilli se ata ( ato) sot vozisin mkina të shtrenjta, kanë blerë banesa të mëdha, kanë ndërtuar shtëpia marramendse. Me gjithëçka janë pasuar sapo sa kanë marrë poste. A thuanga e bërën gjithë këtë pasuri këta ca bythëcullakë kur mirëfilli e dimë të gjithë se në çfarë gjendje ekonomike kanë qenë para së të marrin poste në pushtet!? Që nga dita e emrimit të tyre ,atyre nuk ju ka interesuar më për popull dhe për shtet. Atyre populli iu është dashur dhe ju duhet vetëm në kohën kur duhet të e mashtrojmë për të ia marr votën dhe menjëherë i kthehet shpina. Jeto si të duhesh. Mua më intereson të bëjë pasuri për vete dhe familjen time. Pasuri me korupsion, me vjedhje, me hajni, me tendera e me…Ata ( ato) aty kanë ardhur në pushtet për të u pasuruar për vete. Ata aty kanë ardhur për të e vjedhur poppullin. Ata kanë ardhur për të e vjedhur shtetin. Pra, derisa hajnave ju jepet pushte nuk kemi çfarë të presim se do të bëjmë shtet.