Rajon - Botë

Rrëshqiti nga ballkoni dhe përfundoi jashtë rrethojës, i ngeci këmba në litarët ku i thante rrobat – zjarrfikësit kinezë shpëtojnë të moshuarën

Zjarrfikësit kinezë kanë arritur ta shpëtojnë një grua të moshuar, e cila kishte rrëshqitur dhe kishte përfunduar jashtë rrethojës së ballkonit – duke ngecur e varur në litarët ku i thante rrobat.

82-vjeçarja qëndroi e varur me kokë poshtë e këmbët lart, në ballkonin e katit të 19-të të apartamentit të saj në Yangzhou të provincës kineze Jiangsu, transmeton Telegrafi.

Këmba e saj ishte lidhur në litarët ku i thante rrobat, kështu ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit u detyruan të zbresin një kat më poshtë për ta futur brenda.

Për fat të mirë gjithçka ka kaluar pa ndonjë problem, kurse tërë procesi i shpëtimit është filmuar nga banorët e lagjes ku e moshuara jeton.