Maqedoni

Putin i shpreh ngushëllime presidentit Pendarovski për aksidentin vdekjeprurës me autobus

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dërguar ngushëllimet homologut të tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për vdekjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në një aksident autobusi në Bullgari.

– Advertisements –

“Ju lutemi pranoni ngushëllimet tona të thella në lidhje me vdekjen e qytetarëve të vendit tuaj, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë, në një aksident rrugor në Bullgari”, thuhet në tekstin e telegramit të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit të martën. Putin kërkoi që “të përcjellë fjalët e ngushëllimit dhe mbështetjes së sinqertë për familjet dhe miqtë e viktimave dhe urimet e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”.

45 persona, kryesisht shtetas të Maqedonisë së Veriut, kanë vdekur pasi autobusi me të cilin udhëtonin ata është përfshirë nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë, shkruan Alsat.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ndërsa shtatë i kanë mbijetuar aksidentit dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e kryeqytetit Sofje, ka thënë Nikolai Nikolov nga Ministria e Brendshme e Bullgarisë.