Dy persona të moshuar nga Kumanova janë përleshur fizikisht mbrëmë në lagjen “Ajduçka Çeshma”, me ç’rast njëri prej tyre ka përfunduar me lëndime të rënda në spital, informon tvfesta.mk

– Më 26.08.2026 në orën 22:45, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria C.K.(75) nga Kumanova, duke vepruar sipas denoncimit se rreth orës 21:00 në lagjen “Ajduçka Çeshma” në Kumanovë, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka pasur përleshje fizike mes C.K. (75) dhe B.P.(76), të dy nga Kumanova, informojnë nga Sektori i Punëve të Brendshme.

Siç shtohet nga policia, gjatë përleshjes fizike, lëndime të rënda trupore ka pësuar B.P., të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj C.K. do të dorëzohet kallëzimi përkatës./tvfesta.mk

" "
sqShqip