Pendarovski pret me nderime të larta shtetërore presidentin polak, Andrzei Duda
Presidenti Stevo Pendarovski paradite me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në Vila Vodno ka pritur presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzei Duda, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Është paraparë që dy presidentët të mbajnë tet-a-tet takim, pas çka vijon mbledhje plenare e dy delegacioneve.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, presidenti Duda do të realizojë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev.
Pendarovski dhe Duda do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalim në hapjen e Forumit ekonomik Poloni-Maqedoni e Veriut, që do të mbahet në hotelin Meriot në Shkup.
Dy presidentët do të vendosin kurorë lulesh në varrin e Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi”.