Shefi i Zyrës së BE-së: Çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë tema më e dhimbshme për Kosovën
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, të entjen mori pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë është varri se sa mos me ditë’.
Përmes një shkrimi në Twitter, tha se çështja e të pagjeturve vazhdon të jetë tema më e dhimbshme për kosovarët.
“Çështja e personave të zhdukur në Kosovë, vazhdon të mbetet një nga temat më të dhimbshme për njerëzit e Kosovës. Sot mora pjesë në hapjen e ekspozitës ‘Më i mirë është varri se sa mos me ditë’, e cila më la mbresa të thella”, shkroi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ndryshe, të hënë në muret e një korridori të gjatë e të ngushtë janë vendosur emrat, mbiemrat dhe vendi i zhdukjes së mbi 1600 personave.
Në fund të saj, është një dhomë tjetër e errët, më e madhe, ku po numërohen ditët, orët, e minutat prej ditës kur familjarët po presin për ta.
“Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”, është një fragment marrë nga biseda me Kumrije Jahmurataj, një nga familjarët e shumtë që sot presin më të dashurit e tyre. Brenda saj janë edhe disa gurë të cilët janë dëshmitarë të kohës.
Kjo vjen në kohën e denoncimeve dhe zbulimeve të reja të varrezave masive te shumta të dyshuara në territorin e Serbisë.