Zaev: Me buxhetin e ri, qytetarët do të kenë cilësi më të lartë të jetës
Në Propozim-buxhetin për vitin 2022 financiarisht janë pasqyruar prioritetet në të cilat Qeveria me përkushtim do të punojë gjatë vitit të ardhshëm, njoftoi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
Qëllime themelore të Buxhetit për vitin 2022, njofton, janë rimëkëmbja ekonomike dhe rritja e përshpejtuar, qëndrueshmëria fiskale, ruajtja e shëndetit dhe jetëve të qytetarëve, si dhe mbështetje e reformave institucionale dhe integrimeve evropiane.
“Përmes Buxhetit sigurohet pagesë me kohë e pagave, pensioneve, kompensimeve sociale, subvencione, si dhe realizim të investimeve kapitale prej 37,8 miliardë denarë dhe janë më të larta se deficiti buxhetor”, shkroi Zaevi.
Karakteristikë e këtij Buxheti, theksoi Zaevi, është se paratë e qytetarëve do të shfrytëzohen aty ku japin efekte më të mëdha në realizim të qëllimeve për cilësi më të lartë të jetës.
“Për këtë është me rëndësi që Buxheti për vitin 2022 të miratohet në afatin e paraparë ligjor, me qëllim të financimit të pandërprerë të funksioneve të shtetit”, shkruan në FB kryeministri Zaev.