Telekom Serbia edhe zyrtarisht në tregun e Maqedonisë së Veriut
MTEL, anëtare e Telekom Serbi, sot filloi të operojë në tregun vendor të telekomunikacionit, me ofertë për televizion satelitor. Drejtuesit bëjnë të ditur se nga viti i ardhshëm do të ketë një zgjerim në fushën e telefonisë mobile. Hapet dyqani i parë në Shkup. Kompania tashmë ofron shërbime për më shumë se 11 milionë abonentë në rajon dhe në Evropë.
“Vendimi ynë afarist për ta zgjeruar biznesin tonë në Maqedoninë e Veriut, nga këndvështrimi ynë është plotësisht i saktë dhe do të sjellë konkurrencë të re, shërbime të reja. Pas shërbimit të parë që do të fillojmë me TV satelitor, nga viti i ardhshëm planifikojmë ta zgjerojmë edhe në segmentin e telefonisë mobile”, deklaroi Vlladimir Lukiq – Drejtor i Përgjithshëm i Telekom Serbi.