Përplase për një veturē në Tv Klan të Shqipërisë, përmendet edhe Ali Ahmeti e komandati i policisë në Gostivar
Seanca e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq” si pjesë e “E Diela Shqiptare” që transmetohet në Tv Klan këtë herë ka përfshirë dy persona nga Kosova, ku gjatë polemikës janë përfshirë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe komandati i policisë së Gostivarit. Dy personat që u vendosën përballë njëri-tjetrit janë nga Drenasi i Kosovës, Agoni dhe Bekimi. Ky i fundit jeton në Zvicër, ku merret me shitje automjetesh, përcjell Nistori.
Agon: Kam një hall të madh me këtë zotërinë para jush.
Bekim: Çfarë halli ke me mua more zotëri?
Agon: Zotëri… veturën e kam blerë prej këtij zotërisë, i kam dërguar kaparin nga Kosova në Zvicër, ky më thotë “e kam shitur makinën” , ndërkohë që kisha bërë pazar.
Bekim: Makinën e nxora në Facebook për ta shitur dhe janë ofruar shumë persona.
Agon: Kaparin ta kam dërguar, nga Kosova në Zvicër.
Eni Çobani: Si normalisht, kur diçka del në Facebook, lajmërohen shumë njerëz. Kishit një mjet për të shitur apo jo? Dhe në këtë moment ju ka shkruar edhe zoti Agon. Po, dhe ju ka shkruar që po ju çoj edhe një kapar.
Agon: Po, unë e njihja edhe më herët këtë zotërinë. E kemi bërë më fjalë, makina është në rregull më tha…
Bekim: Makinën e kam shitur në Zvicër, ia kam shitur një këngëtareje nga Korça, e quajtur me emrin Blerina Zgjana dhe djalit të saj, Emra Morova.
Eni Çobani: Ku ishte këngëtare kjo, në Korçë?
Bekim: Është në Zvicër, këndonte në lokalet e natës.
Agon: Ia kam blerë makinën më shtrenjtë, ka shkuar e ka shitur edhe më lirë e tani bën dallavere, thotë “nuk m’i ka dhënë paratë”. Mundet të më shpjegohet si shitet makina kur unë i kam dërguar kaparin?
Në një sqarim të mëtejshëm, Bekimi sqaron se makina ka ardhur në Shqipëri për zonjën në fjalë, e cila ka paguar 10 mijë franga, ndërsa Agonit ia kishte ofruar me 12 mijë. Mjeti nuk është zhdoganuar pasi duhej të paguante kosto ekstra. Ndërkohë Agoni refuzon të pranojë para mbrapsht, ai kërkon makinën sepse thotë se njerëzit që ai njeh mendojnë se e ka blerë dhe nuk dëshiron të jetë objekt i opinioneve të tyre.
Më tej polemika ndërmjet Agonit dhe Bekimit ka arritur të përfshijë edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin dhe komandantin e policisë së Gostivarit, Suad Ademi.
Bekim: Para se të shkoj në Gostivar, personi që më thirrte pa numër, më tregoi gjithçka çfarë po ndodhte me veturën. Nuk e njoh personin. Më tha që kur të vjen në Zvicër më tregon se kush është. Nëse dëshiron të ma bësh një dhuratë, është nderi yt. E kam për respektin tim. Në një të shtune, Suadi e merr veturën dhe del një xhiro. Personi më paraqitet mua dhe më thotë se Suadi e mori veturën. E thërras zonjën dhe e pyes ku është vetura, zonjë më thotë se veturën e ka marrë shoferi i Ali Ahmetit. Unë e dija që veturën e ka Suadi dhe jo shoferi i Ali Ahmetit, por zonja gënjente. Zonja më thoshte se Ali Ahmetit i ka vdekur vëllai dhe shoferi i Ali Ahmeti ka ardhur që ta marrë pronarin dhe vëllain e tij. I është prishur vetura dhe i ka thënë zonjës që t’ia merr veturën, që të shkojnë në varrim të vëllait të Ali Ahmetit. Edhe i tash zonjës, si e jep veturën pa e bërë pagesën, ndërsa ajo më tha që do ta bëjë pagesën dhe ti mos u bën merak…E thërras zonjën dhe e pyes se ku është vetura? Ajo më thotë se veturën e ka marrë nipi i pronarit, nipi i Lalit, është polic në Gostivar. Më tha, këta janë me partinë e Ali Ahmetit. Zonjë më tha se ua dhash veturën këtyre, se iu prish vetura këtyre dhe e mori veturën time që të shkojnë ta shohin tek Ali Ahmeti…
Eni Çobani:…Unë e përshëndes zotëri Ali Ahmetin. Më vjen keq që bëhet pjesë e seancës së ndërmjetësimit. Nuk e dijmë nëse faktet janë të vërteta, por zotëriu ka një informator nga qyteti i Gostivarit i cili i thotë të gjitha këto…
Bekim: Zonja më thërret në telefon dhe më thotë jam me Suadin. Po ta kaloj amanetin e tij, siç thoni ju në Kosovë. Po guxove t’ia përmendësh emrin, Suadi është betuar në fëmijë se do të më vret. Nëse ia përmend emrin. Komandanti i policisë, i ka thënë zonjës që të më thotë. Zotëriu është i martuar, ka tre fëmijë. Zotëriu…unë e kam postuar në Facebook…edhe zotëriu me gjasë i ka thënë zonjës. Po guxoi të ma përmend emrin, do ta vras. Suadi! Dhe i kam thënë zonjës, thuaj Seadit le të vijë. Zonja Eni, unë i kam shkruar mesazh Suad Ademit, i kam shkruar në Facebook.
Moderatori Ardit Gjebrea e pyeti gjykatësen e “Shihemi në gjyq”, Eni Çobani, sesi zgjidhet ky problem. Çobani thotë se së pari duhet të kërkojmë letrën me të cilën është kryer ky veprim te noteri dhe nëse ky dokument ka të pavërteta, atëherë ligji ia kthen veturën Bekimit dhe Bekimi duhet të mbajë premtimin që veturën t’ia kthejë Agonit. Agoni e pranon veturën në gjendje të rregullt dhe jo gjendja për sa kohë është shfrytëzuar vetura. /TVKlan/Nistori/