Mbi 6 mijë qytetarë në Maqedoni janë vaksinuar kundër gripit sezonal
Gjithsej 6.099 qytetarë deri më tani kanë marrë vaksinën kundër gripit sezonal.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se gjithsej ka 35.811 qytetarë të interesuar, të cilët janë paraqitur përmes faqes së internetit vakcinacija.mk.
“Ministria e Shëndetësisë për këtë vit është furnizuar me 40.000 doza vaksinash kundër gripit sezonal, gjegjësisht katër lloje të ndryshme të vaksinave, kryesisht të dedikuara për grupet e rrezikuara, si personat e moshuar (mbi 65 vjet), persona me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna dhe fëmijët”, thonë nga MSH.
Më herët nga ky dikaster kanë deklaruar se qytetarët njëkohësisht mund të vaksinohen edhe kundër gripit sezonal, edhe kundër COVID-19.