Lajm i mirë, Prof. Nijazi Halili anëtar i ri i Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut!
Një falënderim nga zemra për Prof.dr.Skender Kodra, president i Akademisë Shqiptare-Amerikane me seli në Nju Jork dhe Presidentin e Imazhit Shqiptar Prof.asoc.dr.Astrit Memia me seli në Tiranë, të cilët ditë më parë më kishin përgatitur rekomandimet për të aplikuar për anëtarësim në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në konkursin e rregulltë.
Kërkesa ime që në fillim ishte refuzuar se gjoja nuk i plotësojë kriteret formale juridike, me pretekstin se nuk e kisha kërkesën nga Këshilli i Fakultetit.
Andaj, për të qenë pjesë e ASHAK sigurt duhet të jesh pjesë e politikës, e që një praktikë e tillë nuk kërkohet në botën demokratike.
Po ashtu një falënderim nga zemra për mbështetje nga Ambasadorja për promovim të punës në Akademinë e Shkencave të Nju Jorkut, znj. Arbana Pasholli, e cila më dha mbështetje dhe më ndihmoj në procesin e anëtarësimit tim në Akademinë e Shkencave të Nju Jorkut, SHBA!
Me respekt
Nijazi Halili