Kolumna

Regjimi tregon dhëmbët, një deputet bastiset, tjetri “arratiset”

Regjimi SDSM-BDI po tregon dhëmbët në prag të rënies. Që në orët e mëngjesit, policia financiare ka bastisur shtëpinë e një deputeti të opozitës në Strugë. Më vonë, pak para fillimit të seancës parlamentare për votëbeisimin e Qeverisë, u zhduk deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi. I njëjti pastaj postoi një Facebook se “për hir të euro integrimeve nuk do ta votojë rënien e Qeverisë. Por, ende nuk dihen motivet e sakta, vendndodhja e Rexhepit dhe rrethanat në të cilat ai ka marrë këtë vendim. Disa ditë më parë u raportua edhe për kërcënime dhe shantazhe ndaj deputetëve të tjerë të shumicës së re parlamentare.