Maqedoni

Bujar Osmani “vizëllon” në takimin me kolegun e tij serb, ia tregon “buret” me venë (Foto)

Rast i mirë të jem nikoqir i kolegut tim nga Republika e Serbisë, Nikolla Selakoviq dhe të diskutojmë për bashkëpunimin ekonomik dhe rajonal, por edhe për rrugëtimin tonë drejt BE-së. Si vende fqinje, jo rrallë herë ndodhë të na kryqëzohen rrugët dhe të kemi mundësi që të takohemi dhe të bisedojmë për sfidat që ndodhen para nesh, ka deklaruar Bujar Osmani pas takimit me kolegun e tij serb.

Në një atmosferë të rrallë miqësore dhe të relaksuar, Osmani dhe Slakoviq kanë biseduar për ngjarjet aktuale në skenën politike në të dyja vendet, vëmendje të posaçme i kushtuam vendimeve të ardhshme në nivel të BE-së, për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, që mund të ndikojnë në stabilitetin dhe perspektivat e rajonit tonë, por edhe të kredibilitetit të Unionit.

“Lidhur me bashkëpunimin ekonomik konstatuam se Republika e Serbisë mbetet partneri i tretë më i madh tregtar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në nëntë muajt e parë të këtij viti, shkëmbimi tregtar është rritur për 24% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Për zhvillimin, proceset dhe rrethanat në rajon, theksuam përpjekjet tona dhe përkushtimin e plotë për paqen, stabilitetin dhe mirëqenien, duke u dakorduar se bashkëpunimi praktik dhe konkret është mënyra më e mirë për tejkalimin e keqkuptimeve”, tha Osmani.