Maqedoni

Hoxha: Në qeveri nuk jemi trajtuar njësoj si BDI-ja

Sekretari i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, duke folur për emisionin “Programi 200”, tha se një vit e gjysmë që janë në qeveri me LSDM-në dhe me BDI-në, ata janë trajtuar ndryshe nga BDI-ja. Ai tha se ka qenë shumë e vështirë të qeverisni me BDI-në. Sipas tij, gjatë gjithë kohës ka pasur obstruksione nga BDI-ja, pastaj sikur mos mjaftonte kjo, edhe problemi me Zhelinën.

Arianit Hoxha, i ftuar në “Programin 200”, tha se ajo që ndodhi në Zhelinë nuk ka qenë një pretekst për të rrëzuar qeverinë, por ishte “mbushja e kupës” nga ana e BDI-së. Sipas tij BDI-ja, që prej 2002 vijon me këtë metodë të fitojë zgjedhjet. Zhelina, tha ai, nxorri në pah manipulimin standard të BDI-së. Hoxha tha se deri tani ata kanë gëlltitur çdo gjë për hatër të integrimeve, por ky ishte fundi i koalicionit me BDI-në.