Lajmet e reja

Bastisje në Novo Sellë të Shkupit, arrestohet një person

Mëngjesin e sotëm, në orën 06:10 minuta në fshatin Novo Sellë të Shkupit, policia ka privuar nga liria 26 vjeçarin N.S. nga Novo Sella. Ai dyshohet se më 24 shkurt të këtij viti deri më 21 maj 2021 me kërcënim ndaj katër të punësuarve në bastore më rrugën “Teodosij Gologanov” , rrugën “Orce Nikollov” dhe rrugën “Nikolla Trimpare” në Shkup u ka grabitur të holla.

Gjatë bastisjes së sotme në shtëpinë e tij në fshatin Novo Sello, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur lëndët që ndërlidhen me veprën penale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të përgatitet padi adekuate.