Maqedoni

VMRO-DPMNE demanton BDI-në: Ahmeti e kërkoi takimin me Mickovskin, nuk u bisedua për Marrëveshjen e Prespës

VMRO-DPMNE ka konfirmuar takimin mes kryetarit të tyre Hristijan Mickovski dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Siç kanë njoftuar për Fokus nga VMRO-DPMNE, Ahmeti dhe Mickovski kanë folur për mocionin per Qeverinë SDSM-BDI dhe se për këtë çështje në Kuvend janë dorëzuar 61 nënshkrime të deputetëve.
Nga VMRO-DPMNE kanë demantuar informacionin e leshuar nga BDI se në takim është biseduar edhe për Marrëveshjen e Prespës dhe marrëveshjen me Bullgarinë.