Maqedoni

10 viktima, 156 të infektuar me virus

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 1.309 testime të realizuara, 156 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, transmeton TV21.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 326 pacientë të shëruar, ndërkaq, 10 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.