Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Tiranë, mbrojtja e hapësirës ajrore do të realizohet me dronë inteligjentë të prodhuar në Shqipëri.

Rama njoftoi gjithashtu se qeveria ka porositur një sistem të avancuar të mbrojtjes kundërajrore, i cili pritet të vihet së shpejti në funksion.

“Siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, mbrojtja e qiellit do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, “Made in Albania”.

Ashtu si kundër tanimë jemi gati, kemi bërë edhe porosinë edhe për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria”,tha Rama.

" "
sqShqip