Rajon - Botë

Kongresmenët amerikanë shtojnë presionin për vendosjen e sanksioneve ndaj destabilizuesve të Ballkanit – përmendet Vuçiq si shtypës i mediave

Një grup nga Kongresi amerikan i kërkuan presidentit amerikan, Joe Biden, të konsiderojë vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor. Ata akuzuan presidentin serb Aleksandar Vuçiç për thellimin e korrupsionit dhe presionit ndaj mediave.

Në një letër drejtuar Bidenit, ata shprehen se janë të shqetësuar për situatën politike në Serbi dhe ndikimin që një situatë e tillë mund të ketë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë, shkruan mediumi serb, Vijesti.

Ata theksojnë se liria e medias nuk është vetëm një vlerë kyçe amerikane e përfshirë në Kushtetutën e atij vendi, por se kjo çështje është gjithashtu e rëndësishme për politikën e jashtme të Uashingtonit dhe për kundërshtimin e autoritarizmit në mbarë botën.

“Fatkeqësisht, liria e medias në Serbi ka arritur një nivel të ri të ulët. Siç thekson Reporterët pa Kufi: ‘Serbia është një vend ku gazetarët ekspozohen thuajse çdo ditë sulme që vijnë gjithnjë e më shumë nga elita në pushtet dhe media pro-qeveritare.’ Është gjithashtu e qartë se mediat pro-qeveritare po bëjnë përparim dhe janë në një marrëdhënie reciproke të dobishme me qeverinë”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga kongresmenët: Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline. , Jan Schakowsky, James. P. McGovern dhe Mike Quigley.

Ata thanë gjithashtu se administrata Biden duhet të vazhdojë të angazhojë qeverinë serbe në çrrënjosjen e korrupsionit.

Të gjithë nënshkruesit e letrës së Kongresit janë anëtar të komitetit të inteligjencës ose politikës së jashtme të SHBA-së. Letra e tyre drejtuar presidentit Biden vjen përpara një vizite në rajon nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, ai akuzoi presidentin e Republikës Srpska për prishjen e marrëveshjes së Dejtonit.

“Ajo që Milorad Dodik po bën tani është shumë e dëmshme dhe shumë destabilizuese ndaj rajonit”, theksoi Escobar. Ai në mënyrë indirekte njoftoi sanksione të reja kundër udhëheqjes së Rpublikës Srpska, për të cilat tha se ishin “në tryezë” dhe arriti në përfundimin se arsyeja kryesore për sjelljen e Dodik ishte korrupsioni.

Pas Bosnjes dhe Hercegovinës, i dërguari i posaçëm i presidentit Biden vazhdon të vizitojë rajonin, gjatë së cilës ai do të qëndrojë në Mal të Zi më 9 dhe 10 nëntor.