Bekteshi pas paralajmërimit të Lëvizjes Besa për dalje nga qeveria: Institucionet duhet respektohen
Ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi pas paralajmërimeve se Lëvizja Besa do të del nga qeveria për shkak të rivotimit në një vendvotim në Zhelinë, tha se duhet të respektohen institucionet duke përfshirë këtu edhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Bekteshi në pyetje të gazetarëve për komen të tij në lidhje me kolegun e tij, ministrin e Bujqësisë, Arjanit Hoxha i cili paralajmëroi daljen nga qeveria, tha se ka pasur mundësi gjatë ditës së djeshme të bisedojë dhe se i ka thënë se ka përshpejtuar.
“Kisha mundësi të shoh një postin që e ka publikuar në rrjetet sociale. Ne si BDI dhe unë personalisht mendoj se duhet të respektohen institucionet, në këtë rast KSHZ dhe në bazë të fakteve dhe argumenteve të merren vendime me qëllim që të kemi proces zgjedhor transparent i cili do të pranohet nga gjitha palët”, tha Bekteshi.
Ai tha se si parti respektojnë vendimet e institucioneve të pavarura dhe sipas vendimeve të tyre edhe partitë politike duhet të veprojnë.