Maqedoni

Ahmeti: Dorëheqja e Zaevit rrezikon proceset e rëndësishme të vendit

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim drejtorin e NDI-së Derek Mitchell.

Të dy bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth situatës politike në vend, derisa Ahmeti ka theksuar se vendit i duhet stabilitet, siguri, prespektivë europiane dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk ka nevojë për shqetësimë të panevojshme dhe largim nga Agjenda europiane, ndërsa sa i përket dorëheqjes së kryeministrit Zaev, z. Ahmeti e ka cilësuar si të përshpejtuar dhe vlerëson që e njejta rrezikon proceset e rëndësishme të vendit.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, Mitchel ka uruar Ahmetin për procesin zgjedhor të mbajtur në vend duke e uruar kështu për suksesin e arritur dhe duke e cilësuar këtë cikël zgjedhor si shumë të qetë dhe demokratik.

Temë e bisedës në këtë takim ka qenë dhe bashkëpunimi me BDI-në dhe përkrahja e vazhdueshme që i është dhënë vendit në këtë drejtim.

Drejtori i NDI-së Mitchell e ka falenderuar Ahmetin për ndihmën e dhënë në procesin vendosjes së refugjatëve afgan në vend, duke e cilësuar kështu si një gjest të lartë humanizmi.

NDI ka ndihmuar vendin në realizimin e reformave në sfera të ndryshme, zhvillimin e partive politike si dhe sundimin e ligjit në vend.

Ahmeti në anën tjetër e ka falenderuar Mitchell për mbështetjen e madhe që i ka dhënë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.