Kasami e pranon detyrën e kryetarit të Tetovës
Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i sapo zgjedhur i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pranuar detyrën e kryetarit të Tetovës.
Ish-kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi, ia dorëzoi detyrën Bilall Kasamit i cili doli fitues në zgjedhjet lokale. Pas pranimit të detyrës Kasami tha se është i vetëdijshëm se e pret punë e madhe, duke shtuar se do të angazhojë specialistë për revizion të plotë të komunës.