Pendarovski: Kuvendi nuk mund të bllokohet për një ligj, të gjendet zgjidhje për shtetësitë
Presidenti i vendit në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, tha se nuk është normale që Kuvendi të bllokohet me javë të tëra për një ligj të sjellë nga opozita, siç është ai i shtetësisë. Por nga ana tjetër nuk është as normale që qytetarë të vendit tonë që më vite jetojnë këtu mos të kenë të drejta të barabarta, prandaj sa më shpjet të gjendet konsensusi për këtë ligj dhe të zhbllokohet puna e Kuvendit.
Nuk është normale bllokimi i Kuvendit, po ashtu edhe bllokimi i ligjeve për ndihmat ekonomike për kompanitë dhe për qytetarët e vendit tonë. Pres që në mbledhjen e nesërme nga partitë që kërkojnë ndryshimin e ligjit për shtetësitë, që të arrihet një kompromis sepse nga njëra anë nuk është në rregull që nga një ligj i propozuar nga opozita të bllokojë komplet Kuvendin, por edhe nga ana tjetër nuk është në rregull që të mos kemi një zgjidhje për qytetarët tanë që me vite jetojnë këtu dhe nuk kanë të drejta.