Maqedoni

Albon Xhemaili falënderon votuesit dhe aktivistët pas humbjes në Bogovinë

Ish-kryetari i Komunës së Bogovinës i cili kandidoi edhe për një mandat për në komunë, në “Facebook” falënderoi të gjithë votuesit që kanë votuar dhe aktivistët e partisë.
“Të nderuar qytetar, ju drejtohem me këtë shkrim përmbyllës për përfundimin e mandatit tim 4 vjeçar. Nga mundësia që mu dha për 4 vite radhazi të udhëheqja Komunën e Bogovinës, ndjehem krenar për të vetmin fakt që këtë Komunë arrita ta ktheja në gjendjen e duhur, ashtu si duhej të ishte që vite më parë. Ndjehem krenar që pas vetes kam pasur njerëz të denjë e të aftë për punën e tyre. E ndërsa për punën dhe mundin tim 4 vjeçar flet vet pasqyra kësaj Komune”, shprehet Xhemaili.
Ai shtoi se më shumë se kaq nuk ka mundur në komunë.
“E nuk do të ndaloj së falënderuari të gjithë ata votues që deri në fund besuan dhe dorëzuan votën e tyre tek unë. Votuesi kërkon ndryshim edhe atë do e ketë! Falënderim të veçantë për gjithë aktivistët të cilët deri në momentin e fundit dhanë mundin dhe përkushtimin maksimal. Krenohem që betejën e realizuam bashkë.Palës tjetër ju uroj fitoren dhe ju dëshiroj suksese në 4 vitet e ardhshme”, shprehet në fund Xhemaili.