Marku konfirmoi kundërshtarin e radhës, më 20 nëntor
Më 20 nëntor, boksieri shqiptar Florian Marku do të rikthehet në ring, për të zhvilluar duelin e radhës në karrierën e tij. Përball tij do të jetë francezi Jorik Luiseto, boksieri me të cilin Marku do t’i provoj forcat dhe lajmin e ka konfirmuar vet boksieri shqiptarë në rrjetet sociale.
Me këtë rast, Florian Marku, është kanosur oponentit të ardhshëm, se duhet të ndjehet i frikësuar, pasi që është gati të dërgojë “bomba” drejt fytyrës së tij. Ai gjithashtu ka shtuar se Luiseto nuk është përballur asnjëherë me një kundërshtar të kalibirit të tij.
“Përshëndetje Jorik Luiseto, e kam një mesazh për ju. Duhet të jesh i frikësuar. Këtë do ta shohësh më 20 nëntor se çfarë luftëtari jam unë. Do të shohësh çfarë bomba do të përfundojnë në kokën tënde. Do të shohësh një “kafshë” ndryshe. Ju jeni përballur me shumë kundërshtarë në jetën tuaj, por jo me dikë sikur unë. Do ta shohësh”, ka thënë Marku në mesazhin e tij.
Boksieri 33 vjeçar, Jorik Luiseto, deri më tani ka regjistruar 11 fitore dhe 2 disfata, ndërsa Florian Marku ka zhvilluar 10 përballje, me 9 fitore dhe një barazim.
Kujtojmë se kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Uembli”, ku sfida kryesore do të jetë në mes Riçard Riakporhe dhe Ollanrevaju Durodola, për titullin e peshave kruzer, në versionin WBC.
Facebook Twitter Share via Email