Sela: Ofrimi i dorëheqjes nga Zaev është lojë e koordinuar me Ahmetin
Ziadin Sela tha se analizë më të thellë për procesin zgjedhor do të bëjnë menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve për të parë se cilat kanë qenë lëshimet, gabimet gjatë zgjedhjeve.
Ziadin Sela tha se qytetarët janë ata që vendosin se kush fiton pa marrë parasysh përkatësisë etnike.
“Në Gostivar shumë mirë e ka gjetur sloganin Arbeni: Të gjithë gostivaras të gjithë baras dhe në Gostivar vendosin shqiptarët, maqedonasit, vllehtë, dhe të gjithë të tjerët. Gostivari dhe Arbeni nuk janë aty për të përjashtuar kë do, por janë aty për t’i bërë bashkë për të vazhduar me tempon e ndryshimit”, tha Sela.
Kreu i ASH-së, tha se ata dëshirojnë ta luftojnë fenomenin e gënjeshtrës në politik, dhe sipas tij, këtë e bëjnë me komunat qeë i udhëhehqin, projektet qe i ofrojnë dhe punën e deputetëve.
Sa i përket dorëheqjes së Zaevit, ai tha se kryeministri ka thënë shumë fjalë dhe dihet botërisht se ai nuk i qëndron pas fjalës që e jep.
“Mendoj se dëshiron të bëj mobilizim tek votuesit. Koordinohen me Ahmetin, njëri thotë se do jep, tjetri thotë se nuk duhet të jep dorëheqje në mënyrë që të kenë alibi. E kanë lojë të parapërgatitur” u shpreh Sela.