Shkatërroi materialin zgjedhor, padi për një 45-vjeçar nga Prilepi
Departamenti i Punëve të Brendshme në Prilep ka parashtruar kallëzim penal kundër B.J.(45) nga Prilepi.
Siç thonë nga MPB, ai kallëzimi është dorëzuar për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shkatërrim të materialit zgjedhor.
“Më 17.10.2021 në vendvotimin numër 1443 në Prilep, i denoncuari publikisht ka shkarravitur dhe ka shqyer fletëvotimin e cila i është dhënë për të votuar, pas çfarë i ka futur në kutinë e votimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.