October 5, 2024
Kolumna

Teuta, Tetova dhe Kartagjena

Shkruan: Lirim Alija
Nga tetë vitet që rrodhën, u pa shumë qartë se çka është qëllimi i Teuta Arifit, pra, misioni i saj është që sa më shumë ta shkatërrojë Tetovën, prandaj kërkon edhe një mandat, sepse nuk i ka mjaftuar dhe sikur nuk është e kënaqur me këtë “arritje”.
Ajo, na bën ta kujtojmë periudhën kur gjenerali romak Shipion “Afrikani”, nuk ishte i qetë vetëm me pushtimin e Kartagjenës, por do duhej ta rrënojë tërësisht, duke mos lënë asnjë tullë bashkë, kështu edhe ndodhi; edhe pse ai kishte një arsye (nga mllefi që Hanibali paraprakisht e kishte shpartalluar ushtrinë romake, aq sa hyri edhe në Romë, duke e poshtëruar “Qytetin e amshuar”).
Nuk e kuptoj, Teutës, çfarë i ka bërë Tetova, që aq shumë e nënçmon..?!
Për dallim nga Kartagjena, ajo çdo gjë ka rrënuar, çdo direk të shoqërisë, vetëm themele fizike ka ngritur, edhe ate, vend e pa vend, me ndërtesa pa kritere dhe antiurbane.
Tash tetovarët duhet të jenë më të kujdesshëm gjatë votimeve. Mos të lejojnë që përsëri…por duhet t’ia marrin Çelësat nga dora, sepse vetëm kështu do të çlirohemi. Do të çlirohen edhe ata që janë të detyruar ta përkrahin, të cilëve ua ka robëruar ndërgjegjen.
Këta të fundit, ma kujtojnë atë përrallën me atë pasurin që i kishte thënë çobanit të tij “po nuk i solle në mbrëmje delet duke qeshur, nuk do të paguaj”, e ai i shkreti ishte detyruar që të gjitha deleve t’ua presë buzën e poshtme, që të duken se janë duke qeshur.
O popull, mjaftë më na kanë sakatuar. Duhet të ketë një fund!