Maqedoni

Ndërmerren masa kundër mësimdhënësit i cili ushtroi dhunë në një shkollë në Butel të Shkupit

Është nisur procedurë disiplinore për mësimdhënësin i cili ushtroi dhunë në shkollën fillore “Panajot Ginovski” në lagjen Butell të Shkupit.

Siç njoftojnë nga Telma, për këtë ngjarje është njoftuar edhe policia. Ky është epilogu që kanë bërë dy inspektorët të Inspektratit të Punës.

Dje ka pasur kontroll të jashtëzakonshme në shkollën “Panajot Panovski”, nga ku mësimdhënësi i gjuhës angleze ka rrahur nxënës të klasës së shtatë. Nga inspektorati dënojnë thunë dhe sipas tyre, me dhunë dëmtohet zhvillimi psikofizik i nxënësve, procesit arsimor dhe imazhit të profesionit të mësimdhënësit.

Ndryshe, incidenti i dhunës u publikua në TikTok, ndërsa aty shihet qartë se si ushtrohet dhunë ndaj një nxënësi.

Avokati i Popullit njoftoi se do të hap procedurë për këtë rast.