Maqedonia e Veriut po “vjedh” energji nga rrjeti europian, paralajmërohet katër herë
Maqedonia e Veriut konsumon dy herë më shumë energji elektrike sesa prodhon dhe për të plotësuar nevojat e përditshme të konsumit blen energji nga rrjeti europian.
Operatori shtetëror i Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike të Maqedonisë së Veriut (MEPSO) deri më tani ka marrë katër paralajmërime nga Qendra në Zvicër për ndërhyrje të paparalajmëruar në rrjetin europian.
Deri më tani, Maqedonia e Veriut ka borxh rreth 15 milionë euro në vetëm një muaj, sipas zyrtarëve nga MEPSO. Ata shtuan se do të nevojiten kufizime dhe rritje të çmimit të rrymës.
Drejtori i MEPSO shpjegoi se në raste të tilla energjia merret nga rrjeti europian dhe deri më tani vendi e ka bërë atë katër herë pa paralajmërim dhe ka marrë katër paralajmërime nga Qendra në Zvicër ku bëhen llogaritjet.