Orhan Murtezani i përgjigjet Menduh Thaçit : 1 nëntori do të sjell qeverisje të re në Shkup dhe në nivel qendror
Orhan Murtezani nga Alternativa iu është përgjigjur deklaratave të kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi, transmeton Almakos.
“ Nuk duam të merremi me deklaratat e secilit politikan të dështuar të cilët qëllim të vetëm e kanë përçarjen e votës opzitare shqiptare, por megjithatë është evidente se kjo shumicë është shumë e frikësuar dhe vetë deklaratat e tyre flasim për këtë frikë të humbjes së shumicës.
Përndryshe, ne jemi të fokusuar në raundin e dytë dhe mundohemi të fitojmë sa më shumë komuna. Për gjithçka tjetër mbetet të flasim pas përfundimit të raundit të dytë. Për një qeveri e cila është në rënie të lirë është e kuptueshme të vardiset kaq hapur, por një gjë është e sigurt: 1 nëntori do të sjellë një qeverisje të re fillimisht në Qytetin e Shkupit, e pastaj edhe në pushtetin qendror.”, shkruan Orhan Murtezani.