VMRO-ja ishte shumë e mirë për BDI-në, por u bë e keqe pasi Mickovski e largoi Mijallkovin nga partia!
BDI arriti të zhvillojë relacione mjaft të ngrohta me Hristijan Mickovskin pasi u zgjodh kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Takimet dhe përqafimet e Ali Ahmetit me Mickovskin ishin dukuri e shpeshtë. Por Këto raporte përnjëherë u ftohën, kurse ekspertët thonë se ftohja ndodhi pasi Mickovski e largoi nga partia Sasho Mijallkovin, ish drejtor i DSK-së që kishte lidhje të fuqishme me funksionarë të BDI-së.
Më pas grupacioni i afert me Mijallkovin pati disa tentime për rrëzim të Mickovskit.