Maqedoni

Nikollovski: Në raundin e dytë të zgjedhjeve hyjmë si favorit

Zgjedhjet lokale janë zgjedhje të rëndësishme sepse nga rezultati i tyre do të përcaktohet e ardhmja, do të caktojë nëse komunat, nëse Manastiri, do të kthehet prapa në regjim dhe izolim, deklaroi Ljupço Nikollovski, shef i Shtabi qendror zgjedhor të LSDM-së dhe koalicionit.

Nikollovski theksoi se qeveria ka treguar se mund të ecë përpara dhe për këtë është e rëndësishme që komunat të ecin përpara.

Në një deklaratë për media, shefi i SHQZ të LSDM-së dhe koalicionit Nikollovski theksoi se në rrethin e dytë koalicioni qeveritar hyn si favorit.

“LSDM do të fitojë sepse udhëheq një koalicion me 27 parti politike, është një koalicion që çon përpara. Ai është koalicion me potencial dhe kapacitet të madh dhe është garanci për suksesin që do të kemi së bashku me qytetarët më 31 tetor. Po hyjmë sërish si favoritë dhe si koalicion qeveritar, të bashkuar me qytetarët do të fitojmë. Ne do të fitojmë edhe këtu në Manastir”, tha ndër të tjera Nikollovski.