Maqedoni

Konflikti Musa-Ali rrezikon Kërçovën, opozita shqiptare dëshmoi pjekuri

Konflikti mes Musa Xhaferit dhe Ali Ahmetit rrezikon që Kërçovën ta fitojë kandiati i VMRO-DPMNE-së. Edhe në këto zgjedhje, opozita shqiptare dëshmoi pjekuri politike dhe kombëtare, duke tërhequr kandidatin e tyre nga Kërçova, me qëllim që të mos rrezikojë fitoren e kandidatit shqiptarë atje. Përveç kësaj, nga ASH-AAA njoftuan se marëveshja me VMRO-DPMNE nuk vlen në Kërçovë, Kumanovë dhe Bërvenicë, as në rrethin e parë dhe as në të dytin. Por edhe pas këtij gjesti të opozitës, Kërçova përsëri nuk e sigurtë pasi dy klanet brenda BDI-së kanë shkuar deri aty sa as për rrethin e dytë nuk qetësohen gjakrat. Grupi i Musa Xhaferit dhe kandidati që mbështesin ata, Fatmir Limani, ende nuk kanë dalë me thirje për të mbështetur kandidatin e BDI-së, Fatmir Dehari. Votat e Limanit janë të rëndësishme për fitoren e Fatmir Deharit. Në rrethin e parë, Fatmir Dehari fitoi 8.545 vota, ndërsa kandidati i VMRO-DPMNE-së, 8.801 vota me çka doli i pari në rangim. Vendimtare do të jenë 4.527 votat që në rrethin e parë i fitoi Fatmir Limani./infomagazin