Maqedoni

Raundi i dytë në Tetovë dhe Gostivar, takim mes Aleancës dhe Besës

Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë ngritur në nivel sekretarësh çështjen e Tetovës, përkatësisht mbështetjen reciproke ndaj Bilall Kasamit në Tetovë dhe Arben Taravarit në Gostivar. Sekretari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha ka deklaruar se së shpejti pritet një takim me sekretarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ku do të definohet mbështetja ose jo ndaj Kasamit në Tetovë i cili në raundin e dytë garon me Teuta Arifin e BDI-së. Dy eksponentët nuk deshën të prononcohen për takimin, por Hoxha ka theksuar se në Tetovë e pret mbështetjen edhe nga LSDM-ja, pasi zgjedhja e Kasamit për kryetar do t’i jepte LSDM-së një deputet më shumë në Kuvend, pas tërheqjes së tij nga pozita e ligjvënësit.