Kosovë

Pas zgjedhjeve lokale ndryshon Grupi Parlamentar i PDK-së, zëvendësohen Hamza dhe Nura

Zgjedhjet lokale kanë sjellë ndryshime edhe në Kuvendin e Kosovës.

Për shkak të impenjimit në garën zgjedhore në Prishtinë më parë ishin tërhequr nga posti i deputetit Daut Haradinaj dhe Uran Ismaili.

Mirëpo pasi në raundin e parë dolën fitues pa balotazh Bedri Hamza në Mitrovicë dhe Fadil Nura në Skenderaj, të njëjtët duhet të lirojnë postet e deputetëve që mbajnë aktualisht.

Sipas rregullit dy deputetët Hamza dhe Nura zëvendësohen nga lista e njëjtë që kanë garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, njofton Telegrafi.

Në bazë të renditjes këta dy ish-deputetë nga lista e PDK-së do të zëvendësohen nga Rashit Qalaj dhe Isak Shabani.