Maqedoni

Përfundon numërimi i votave në Tetovë, ja sa është dallimi në mes Arifit dhe Kasamit

Të dhënat zyrtare të KQZ nga 100 % të votave të numëruara bëjnë të ditur se kandidatja e BDI-së për komunën e Tetovës Teuta Arifi ka fituar 11 138 vota.

Bilall Kasami nga Lëvizja Besa ka fituar gjithësej 10 496 vota.

Do të thotë se dallimi ndërmjet Teuta Arifit dhe Bilall Kasamit është 642 vota, informon portali “tetova1”.

Rezultat e raundit të parë tregojnë se gara për Tetovën do të jetë e nxehtë dhe fituesi do të mvaret nga votat që kanë fituar kandidatët e partive tjera si ASH, PDSH, LSDM, VMRO, TDP etj.