Maqedoni

Angell Dimitrov thotë se ka presion ndaj Bullgarisë për qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Bashkëkryesuesi bullgar në Komisionin e përbashkët për çështje historike dhe arsimore dhe ish-ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Angell Dimitrov tha se diplomacia amerikane dhe partnerët e BE-së po manifestojnë standarde të dyfishta ndaj Bullgarisë, por kjo nuk do ta ndryshojë qëndrimin në marrëdhëniet bilaterale dhe nuk mund të pritet që Sofja të heq dorë nga presionet e jashtme.

Ai për radion bullgare “Sabota 150” tha se “me siguri SHBA-të kanë bisedime me Maqedoninë e Veriut rreth qëndrimit të tyre, por kjo nuk bëhet e ditur”.

Dimitrov po ashtu shprehu rezerva ndaj deklaratës së Zaev i cili tha se pas zgjedhjeve në Bullgari do të rriten gjasat për tejkalimin e vetos bullgare për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, duke theksuar se qëndrimet janë të shpehura në dokumente dhe të miratuara në kuvendet e dy vendeve.

Ai po ashtu nuk u shpreh optimist për sukses në mbledhjen e ardhshme në Komisionin e përbashkët për histori dhe akuzoi kolegët e tij nga Maqedonia se kanë qenë “rojtar të miteve historike” dhe tani janë “ideologë të mosmarrëveshjeve dhe qëndrimeve antibullgare që për Sofjen nuk janë të pranueshme”.