Kolumna

Politikanë, më pak lavde e më shumë punë!

Shkruan: Ejup Berisha

Fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen ditën e diel më 17 tetor këtu te në në RMV dalngadal po i vie fundi. Gjatë kësaj fushate subjektet politike që janë paraqitur që të marrin pjesë në zgjedhje u morrën me një varg aktivitetsh për ti prezentuar programet dhe platformat e tyre parazgjedhore të cilat përmbanjnë premtime për realizimin e punëve, aktiviteteve dhe projekteve për mandatin e tyre të ri katër vjeqar në kuadër të pushtetit lokal, kuptohet nëse të njëjtat i fitojnë zgjedhjet lokale të radhës. Fushata duhet të zhvillohet në një ambient të qetë dhe të relaksuar ku susbjektet politike dhe qytetarët duhet të komunikojnë lirshëm, qetë, pa presione dhe pa imponime mes vete, krejt kjo është e nevojshme për tu dëgjuar dhe për tu kuptuar më mirë dhe në mënyrë korrekte të dyja palët. Fushata krahas se duhet të jetë aktivitet propagandues e njëjta duhet të jetë edhe aktivitet me karakter të parashrtrimit të pyetjeve si dhe aktivitet sçarues. Në rolin e pyetësve duhet të jenë qytetarët dhe në rolin e sçaruesve duhet të jenë subjektet politike pjesmarrëse në zgjedhje apo më konkretisht kandidatët e tyre të kandiduar për të marrë poste kryetarësh të komunave dhe poste të këshilltarëve që do të zënë vend nëpër këshillat komunale. Si ishte fushata parazgjedhore që u zhvillua gjatë këtyre dy javëve e disa ditë në vendin tonë. Ajo pra ishte aktivitet ku në vend të prezentimit të punëve, aktiviteteve dhe projekteve të bëra deri para fillimit të fushatës parazgjedhore por edhe të atyre aktiviteteve dhe punëve të cilat do të bëhen nga përfaqsuesit e subjekteve politike pjesmarrëse në zgjedhjet e radhës lokale kuptohet nëse i fitojnë të njëjtat pas një muaji e gjysme kur të përfundojnë përfundimisht zgjedhjet që do të fillojnë të mbahen më 17 tetor. Pra do të themë se fushata ishte më shumë aktivitet ku subjektet politike pjesmarrëse në zgjedhje më shumë u lavdruan, më shumë e ngritën dhe e lartësuan vetveten në opinion, më tepër e sulmuan njëra tjetrën, më shumë u munduan që ta shantazhojnë njëra tjetrën sesa që të njëjtat të prezentojnë ide, koncepte plane dhe programe për mandatin e ri katër vjeqar nëse bëhen pjesë e pushtetit të ri lokal. Ajo që irriton më shumë është lavdi i stërtepruar i disa subjekteve politike posaqërisht i atyre të cilët deri para fillimit të fushatës parazgjedhore kanë udhëhequr me institucionet e pushteteve lokale. Për çfar arsye lëvdrohen aq shumë këto subjekte politike?. Unë këtu fjalën e kamë për një subjekt politik shqiptar në pushtet i cili fushtën fund e kokë po e shfrytëzon për lavdrimin dhe ngritjen e vetvetes dhe për poshtrimin e subjekteve politike kundërshtare. Hë të shohim se përse po lavdrohen përfaqsuesit e këtij subjekti politik shqiptar. Këta pra po lavdrohen për rregullimin e ndonjë rruge për ndërtimin e ndonjë objekti infrastrukturor publik, për rregullimin e ndonjë deponie, për sigurimin e ujit për pije. Do të themë se këto nuk janë aktivitete apo dhe punë për tu lavdëruar aq shumë sepse të njëjtat janë aktivetete dhe punë të rëndomta në kuadër të mardhënieve të domosdoshme të punës që duhet ti bëjnë Kryetarët e komunave apo dhe këshilltarët komual. Pse duhet aq lavd i madh në stilin ne jemi më të mirët, ne jemi më punëtorët, më të zotët, më intelegjentët apo dhe më të pjekurit. Po të ishin në pyetje këto cilësi që përmenden nga ana e përfaqsuesve politik lokal atëher ne këtu në RMV do të jetonim në ambiente më të bukura, më të pastra, më të rregulluara dhe më të zhvilluara e jo në këto në të cilat jetojmë. Pra realiteti ynë flet ndryshe ambientet rrugët dhe infrastrukturën i kemi ndër më të këqijat, ndër më të parregulluarat,më katastrofiket si dhe më të pazhvilluarat. Për shërbime të tjera komunale cilësore që duhet tu sigurohen qytetarëve të mos flasim, këta pra nuk mund të shfryëzojnë asnjë shërbim elementar të nevojshëm dhe të domosdoshëm që duhet atyre tua sigurojnë përfaqsuesit e pushtetit komunal. Se kuptoj gjith atë lavd në fushatë, të ndëruar përgaqsues politik a e dini se kur duhet të lavdrohen njerëzit?. Këta pra duhet të lavdrohen kur bëjnë punë të bukura, të veçanta bile edhe fantastike e jo punë të rëndomta të cilat fatkeqsisht te ne bëhen shkel e shko apo dhe shumë keq. Le të vetdijsohen përfaqsuesit politik jo pra të njëjtët të lavdrohen aq shumë. Këta duhet ta dinë se ne qytetarët jemi gjallë, shëndosh dhe rehat dhe ne kemi tru, kemi sy dhe kemi këmbë.Ne pra si qytetarë e dimë shumë mirë dhe e ndjejmë se kush sa ka punuar në kuadër të pushteteve lokale gjatë 47 muajve të kaluara. Republika e Maqedonisë është shtet i vogël nuk është as SHBA, as Rusi,as Kinë e as Indi ku jetojnë me qindra mija apo dhe me miliarda njerëz. Ne njihemi shumë mirë të gjithë mes vete. Qytetarët pra këtu i dinë edhe gjërat më personale për njëri tjetrin si psh: 1.Numrin e këpucëve të politikanëve, 2.Madhësit e tyre trupore me metër dhe cm , 3.Aftësitë psiqike e fizike të tyre bile edhe 4. Zotësitë e tyre. Prandaj pëmblidhne veten politikan të nderuar më pak lavdroeni dhe ngriteni veten e më shumë jepni llogari për punët e bëra e të pabëra nga ana juaj në mandatin si pjesë e pushtetit lokal i cili po përfundon si dhe prezentoni dhe njoftoni qytetarët për aktivitetet, punët dhe projektet e radhës që planifikoni ti realizoni nëse fitoni në zgjedhjet e reja lokale të radhës më 17 shtator. Lavdet dhe ngritjet janë fjalë të kota ndërsa njeriun e ngrisin aftësitë dhe punët e bëra mirë e si duhet.Pra për fund siç thash edhe pak më lartë të gjithë njihemi shumë mirë mes vete bile edhe numrin amë ja dimë njëri tjetrit. Një fjalë populore thotë punë të pasurom ndërsa fjalët e kota varfërojnë.