Albin Kurti feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur
Albin Kurti, leader of the Self-Determination movement (Vetevendosje), attends a campaign rally in Mitrovica, Kosovo, September 25, 2019. Picture taken September 25, 2019. REUTERS/Laura Hasani – RC19C993F4C0
Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot feston ditëlindjen.
Sot me 24 Mars 2021, Albin Kurti feston ditëlindjen e 46-të.
Ai është i lindur me 24 Mars 1975 në Prishtinë.
Kurti iu ishte bashkuar Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, grup që organizoi protesta për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.
Në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.
Ai ishte arrestuar nga policia serbe më 27 prill 1999.
Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe.
Ai u lirua më 7 dhjetor 2001, derisa, më 23 prill 2003, diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.
Kurti është emëruar të hënën për herë të dytë kryeministër i Kosovës./GazetaExpress/