Maqedoni

Pendarovski: Nëse nuk do të ishim pjesë e koalicionit antifashist sot nuk do të kishim shtet

Edhe pse sot është e vështirë të jepet përgjigje për dilemat e mëdha historike të cilat kanë qenë aktuale para shumë vitesh, mund të jemi të sigurt se nëse nuk do të ishin pjesë e koalicionit antifashist, sot nuk do ta kishim shtetin tonë, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në kuadër të programit festiv për shënimin e Ditës së Kryengritjes Popullore, 11 Tetori në Prilep.

“Të gjitha dokumentet dhe manifestimet e KPÇ, mbështetje e gjerë ndërkombëtare për luftën tonë konfirmojnë se vetëm si pjesë e koalicionit antifashist kemi mundur të vijmë drejt lirisë tonë dhe shtetit të lirë”, theksoi Pendarovski.

Sivjet, kur e shënojmë 80-vjetorin nga fillimi Kryengritjes popullore, e festojmë edhe 30-vjetorin e pavarësisë.

“Sot kur në të gjithë vendin e shënojmë Ditën e Kryengritjes Popullore dhe u japim nderime burrave dhe grave të guximshëm të cilët janë sakrifikuar për lirinë dhe shtetësinë tonë”, tha Pendarovski.

Themelet e këtij shteti, theksoi Pendarovski janë antifashiste dhe në atë moment kur atë do ta harronim, atëherë vetë do të punonim në rrënimin e vendit të vetëm në botë të cilin do ta quanim shtëpi tonën.

“Edhe pse e kemi fituar fashizmin për fat të keq deri më sot nuk është çrrënjosur tërësisht. Kjo ideologji e keqe që i urren të ndryshmit, i përbuz të cenueshmit dhe është indiferente ndaj atyre që vuajnë gjithmonë nga e para paraqitet në periudhë të krizave të thella. Ksenofobia, racizmi dhe llojet e tjera të neofashizmit janë armiku i përjetshëm i dinjitetit të lindur të njeriut dhe lirisë së popujve. Njëherësh shumë prej propagandave të vjetra janë të pranishme edhe sot por në një format depërtojnë në hapësirën tradicionale dhe digjitale të vendit. Edhe pse na vijnë nëpër rrugë të reja dhe në forma të reja, fashizmi dhe propagandat kanë qëllimin e njëjtë, që të ndjellin përçarje dhe urrejtje midis njerëzve. Që të jemi rezistues ndaj tyre, duhet të mësojmë t’i njohim dhe t’i përjashtojmë”, theksoi presidenti i shtetit.

Para nesh, sipas tij, është detyrë t’i ruajmë lirinë dhe vlerat demokratike dhe me përkushtim dhe përgjegjësi të kontribuojmë për bashkëjetesë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të bëjë përpjekje që të jetë pjesë e botës progresive duke mbajtur llogari për dinjitetin dhe qytetarët dhe shtetin. Përmes pajtimit qytetar dhe nacional, përmes qeverisjes të së drejtës dhe ngritjen e cilësisë së jetesës, le ta kthejmë shpresën tek të rinjtë se mund të jenë të realizueshëm këtu në atdheun e tyre. Dhe me këtë të synojmë drejt një shoqërie të drejtë dhe të lirë të barabartë siç ëndërronin heronjtë tanë për të cilën edhe jemi tubuar këtu të gjithë”, theksoi Pendarovski.