Ziadin Sela sërish me rejting më të lartë se Ali Ahmeti
Sondazhi i fundit nga: CRPC: Garë e ngushtë ndërmejt rivalëve kryesorë, BDI me një avantazh të ngushtë ndaj Aleancës dhe Alternativës
6,95% e qytetarëve të anketuar në sondazhin e realizuar nga Qendra për Kërkime Politike dhe Komunikime, u përgjigjën se në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor ata do të votojnë për BDI-në, dhe rreth më pak se 1 %, do të votonin për kandidatët nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ose shprehur në përqindje 6,31 % e të anketuarve do të votonin për këtë opsion opozitarë të politikës.
Nga blloku politik maqedonas, VMRO -DPMNE -ja opozitare ka rreth 2% më shumë mbështetje sesa kundërshtari i tyre politik, LSDM, që është në pushtet, tregon sondazhi.
22,31% e të anketuarve do të votonin për VMRO –DPMNE-në më 17 tetor, kurse 19,75% e të anketuarve do të votonin për partinë e kryeministrit Zaev, LSDM-në.
Sa i përket mbështetjes së partive tjera politike , në garafikonin më poshtë mund të shihni e detajuara edhe për këto parti.
Në pyetjen se te cili lider politik keni më shumë besim?
Kryeministri Zoran Zaev i LSDM-së, vazhdon të jetë lideri me besueshmëri më të madhe të të anketuarve me 21,15%, i ndjekur nga pas nga kryetari i opozitës maqedone Hristijan Mickovski që i dhanë besimin 19,35% e të anketuarve.
Sa i përket besueshmërisë së liderëve nga partitë e bllokut politik shqiptar, besimi më të madh gëzon kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela , për të cilin 6,35% e të anketuarëve shprehën besimin e tyre. Më pas rradhitet lideri i BDI -së Ali Ahmeti me 5,85%. Ndërkaq sa është besueshmëria e liderëve më së miri mund ta shihni në grafikonin më poshtë
Në pyetjen: Nëse zgjedhjet parlamentare mbaheshin nesër, për listën e cilës parti politike do të kishit votuar? Përgjigjet janë si më poshtë.
27.31% do të votonin për VMRO DPMNE-në , ndërsa 26.19% për LSDM-në .
Për BDI -në, për këtë pyetje , të anketuarit dhanë më shumë mbështetje sesa kundërshtari i tyre politik, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, ose shprehur në përqindje 8.11% e të anketuarve do të votonin për partinë e Ahmetit, kurse për koalicionin e partive Sela dhe Gashi do të votonin 7.67% e të anketuarve.
Ndërsa sa u përket partive tjera rezultatet mund ti shihni në grafikonin më poshtë:
Sondazhi vazhdon, me kërkime dhe të dhëna të reja mbi besimin dhe mbështetjen e partive dhe kandidatëve për kryetarë komunash në të gjithë vendin.
Për të parë sondazhin bashkë me pyetjet e tjera drejtuar të anketuarve, si dhe përgjigjet e tyre të përpunuara në tekst dhe në paraqitje grafike në përqindje, klikoni KËTU.