Maqedoni

Bekim Sali: Ata e larguan Xhelalin nga puna, por me këtë e betonuan fitoren tonë

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Çairit, Bekim Sali në intervistë për “Fokus” ka thënë se BDI është në panik për të ardhmen e tyre, andaj edhe sipas tij po shtanazhon dhe kërcënon njerëzit. Së fundmi ishte rasti i largimit nga puna i kandidatit për këshillin e komunës së Çairit nga radhët e koalicionit AAA-ASH nga Ndërmarrja Qarkullimi Publik.
“Ata janë seriozisht të frikësuar dhe frikësohen për të ardhmen e tyre ngase po e humbin betejën në Komunën e Çairit. Dhe, është mirë që kanë frikë ngase ligji nuk do të mbrojë asnjë. Por, në gjendje të frikës dhe panikut, ata bëjnë gabime që gjithsesi se do të ju kthehen si bumerang. Dëshirojnë t’i frikësojnë aktivistët tanë, simpatizuesit dhe votuesit, po hakmerren dhe largojnë nga puna. Na vije keq që një kandidat i yni i pavarur në listën për këshillin, Xhelal Ajdari është larguar na puna, por jam i sigurt se me veprimin e tillë, një njeri e kanë lënë pa punë, por neve na e kanë vulosur fitoren. Kjo në sport quhet autogol”, ka theksuar Bekim Sali.