Expres: Edhe një funksionar i BDI-së “kapet” nga policia
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), brifon për një funksionar të BDI-së që është ndalur nga policia, për shkak se me muaj e ka vozitur veturën e tij të paregjistruar, shkruan expres.mk.
“Sekretari i komunës së Dibrës që është anëtar i organeve më të larta të BDI-së, së paku katër muaj nuk e ka regjistruar veturën e tij që e ka vozitur në kundërshtim me ligjin. Sekretari i komunës së Dibrës Ylli Mirzo sipas informacioneve të MPB-së nuk është kapur nga policia e Dibrës, e cila ka pasur ionformacion për veturën po prapë se prap e ka toleruar”, shkruan Expres.mk.
Mirzo është “kapur” në kontrollin e Policisë republikane të trafikut rrugor, respektivisht gjatë kontrollit nga policë të Ohrit të cilët e kanë ndaluar.
“Pas kontrollit nga ana e policisë është konfirmuar se Mirzo së paku nga qershori nuk e ka regjistruar veturën e tij. Burime nga MPB thonë se Mirzo nuk e ka kaluar veturën e tij në kontroll teknik dhe për këtë arsye do të përballet edhe me vepër penale sipas Kodit Penal për rrezikim të sigurisë në trafik dhe në rrugë”, shkruan Expres.mk.