Maqedoni

BDI keqpërdor shkollat, kabineti i mësimdhënësve shndërrohet në shtab partiak (FOTO)

BDI vazhdon të keqpërdorë institucionet edukativo arsimore. Disa fotografi janë paraqitur në rrjetet sociale, ku mund të shihet se si aktivistët e BDI-së, me në krye bartësen e listës për komunë e Çairit, Semine Purini, mbajnë mbledhje në kabinetin me mësimdhënësve në shkollën fillore “Imri Elezi”.

Siç mund të shihet në objekt përpos keqpërdorimit të institucionit edukativo arsimor për qëllim partiake, të pranishmit shifet duke pirë duhan, pa respektuar edhe masat kundër kovid-19.

Se mësimdhënësit dhe institucionet edukative janë në presion të hatashëm nga partia në pushtet, flet edhe fakti se ata në vazhdimësi pranojnë SMS porosi për prezencë të detyrueshme nëpër tubimet partiake të BDI-së.