Bekim Sali: Është koha që nga themeli të ristrukturojmë dhe riorganizojmë arsimin në Çair (Video)
Të nderuar banorë të Çairit,
Të gjithë fëmijët janë të barabartë, por nuk janë të barabarta mundësitë dhe qasja ndaj kushteve të mirëfillta edukativo-arsimore.
Tani Video Bekim Saliqë të reflektojë nevojat reale të numrit real të banorëve të Çairit duke bërë:
– vlerësimin e detajuar të kapaciteteve ekzistuese hapësinore përkundër numrit të nxënësve të të gjitha shkollave fillore në territorin e komunës
– vlerësimin e kushteve individuale infrastrukturore dhe kushteve teknike të secilës shkollë
– hartimi i planit për zgjerimin e kapaciteteve hapësinore të shkollave ekzistuese në zonat e duhura
– hartimi i planit për ndërtimin e shkollave të reja në zonat e Çairit ku mungon qasja dhe ku kapacitetet janë të tejkaluara
Të nderuar, më në fund do të ofrojmë zgjidhje afatgjate në interes të brezit tonë të ri i cili meriton të rritet me të gjitha të mirat.
Unë jam Bekimi. Së bashku do ta bëjmë Çairin e Ri.