Maqedoni

Llojani fuqishëm i dha mbështetje birit të saj, Dr. Arsim Idrizi

Në hapjen e Shtabit në fshatin Llojan, kandidati për kryetar, Dr. Arsim Idrizi, mes tjerash deklaroi se, nuk do të flasë për projekte por se do ta dëshmoj me punë gjatë qeverisjes me Komunën e Likovës. “Sonte para bashkëvendasve të mi, nuk do të flasë për projekte, por me ardhjen tonë në pushtet do ta dëshmoj me punë” ka thënë ai para të pranishmive. Para qytetarëve fjalë përshëndetëse mori edhe bartësi i listës për këshilltarë nga koalicioni AAA&ASH, Ejup Jakupi.
Mbrëmë në hapjen e Shtabit, përpos që Llojani i dha fuqishëm mbështetje kandidatit për kryetar dhe bashkëvendësit, Dr. Arsim Idrizi morën pjesë edhe kandidati për kryetar për Komunën e Kumanovës, Bekim Saliu, deputetët, Elmi Aziri dhe Safije Sadiku, pastaj, Sekretari Organizativ i Alternativës, Mubekir Palloshi, anëtarë të kryesive qendrore, Iljasa Veseli dhe Rijad Shaqiri, si dhe kandidatë në listën për këshilltarë nga Koalicioni, AAA&ASH, si nga Likova poashtu edhe nga Kumanova.