A e keni ditur se Fatmir Limani i ka edhe dy vllezër drejtora?! “Tre drejtorat Limani”
Fatmir Limani nga Kërçova që ka qëndruar tërë jetën drejtor dhe së fundmi dëshiron të jetë kandidat i pavarur për Kërçovën i ka edhe dy vllezër drejtora.
Dashmir Limani vëllau i Fatmir Limanit vazhdon të jetë Drejtor i Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale dhe Hashim Limani drejtor i Zjarrfikësve në Kërçovë.
Tre vëllezrit Limani që nga themelimi i BDI-së kanë shfrytëzuar Ali Ahmetin dhe BDI-në dhe sot BDI-ja për familjen Limani është parti korruptive.
Fatmir Limani nuk dihet nëse flet edhe për veten edhe për vëllezrit nëse janë të korruptuar apo e ka fjalën vetëm për BDI-në që familjarisht e kanë shfytëzuar dhe ndjehen të pastër sa i përket korrupcionit.
Pasi shpalli kandidaturën e tij si kandidat i pavarur për Kërçovën ai akuzoi autoritetet lokale në Kërçovë se janë fajtor për gjendjen në të cilën e kanë sjellë qytetin dhe se sipas tij dështimet e tyre kanë ndikuar që rinia në Kërçovë të braktis vendin.
Limani gjithashtu është shprehur edhe për përçarjet brenda BDI-së, duke porositur kryetarin e kësaj partie, Ali Ahmeti, që “të mos e djeg gjithë jorganin, për një plesht”.
Ndryshe Famtir Limani edhe pse ka qenë tërë jetën si drejtor, ai më shumë ka qëndruar në varreza se sa ka punuar për shqiptarët. /Fol.mk/